Ky njeri sikur është rritur në mal

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Që pas daljes së Kiara Titos nga shtëpia e Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka vendosur mos t’i flasë më Oltës. E megjithatë, kjo e fundit nuk humb asnjë detaj nga ky i fundit. Së fundmi, teksa po qëndronte në dhomën e gjumit me Dean, gjatë kohës që Luizi flinte, ajo ka vënë re një plagë që Luizi kishte në këmbë.

Asaj i është dukur shumë e shëmtuar, ndërsa Dea i tha se ai duhet ta trajtojë. Aktorja madje e krahasoi Luizin me një njeri që është rritur në pyll dhe që ecën pa këpucë.

Pjesë nga biseda:

Olta: “Ua e tmerrshme si e ka këmbën! Pu pu pu, hiiii”

Dea: “I ka zënë myk moj”

Olta: “Ajo s’është myk moj, ajo është plagë”

Dea: “Po duhet ta trajtojë pra, i kam thënë që duhet të bëjë me uthull po s’më dëgjon””

Olta: “Uaa, me uthull?”

Dea: ‘Po se vret ato bakteret”

Olta: “Po e ka shumë keq. Po ky njeri sikur është rritur në mal zbathur”

Dea: “Jo ndodh nga uji i pishinës”

You may also like