Ky ishte reagimi epik i Nicole Kidman pas shpullës së Smith në Oscars 2022

by admin
Spread the love

Nicole Kidman pa dashje është bërë një meme pasi Will Smith goditi Chris Rock në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve “Oscar”, të hënën.
Një foto e 54-vjeçares që dukej e tronditur në shfaqjen e çmimeve u bë shpejt virale në Twitter, me fansat që komentuan se reagimi i saj ishte universal.
“Nicole Kidman duhet të fitojë Oscarin për reagimin më të mirë ndaj Will Smith që godet me shuplakë Chris Rock”, shkroi një shikues në platformën sociale “Twitter”.
“Kidman duke reaguar ndaj incidentit të Chris Rock dhe Will Smith në #Oscars. LINDI NJË MEME E RE”, shtoi një tjetër.
Pas incidentit befasues, #whatjusthappened’ filloi të bëhet trend në Twitter, me një person që komentoi: “Të gjithë ishim Nicole Kidman në atë moment”.
Rikujtojmë se Smith, shokoi audiencën e mbushur me yje dhe fansat e filmave kur doli në skenë dhe goditi Rock-un, i cili po jepte çmimin për dokumentarin më të mirë.
Komediani 57-vjeçar, ka bërë shaka me gruan e Smith, aktoren Jada Pinkett Smith./revistawho.com

 

You may also like