Ky ishte dënimi që FFK i kishte dhënë Flamurtarit pasi tifozët e klubit kryeqytetas kishin sulmuar futbollistët e Vëllaznimit

by admin
Spread the love

Ngjarje e rëndë për futbollin kosovar ka ndodhur sot, kur disa tifozë të Gjilanit sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.

Ngjarja ndodhi në minutën e 95-të, kur Gjilani barazoi rezultatin në 1-1 falë golit nga portieri i tyre Enea Koliçi në minutën e fundit të ndeshjes.

Portieri i mysafirëve, Stivi Frashëri u grushtua dhe shqelmua nga disa individë nga tifozët vendas, me çrast u ndërpre edhe ndeshja.

Por një ngjarje thuajse e njëjtë kishte ndodhur pesë vite më parë në kryeqytet në sfidën Flamurtari – Vëllaznimi.

Portieri i gjakovarëve Altik Muhaxhiri kishte barazuar rezultatin në fund të ndeshjes, derisa tifozët vendas kishin pushtuar fushën ku goditën me shufër metalike lojtarët e Vëllaznimit.

Në atë kohë FFK kishte vendosur për një dënim të lehtë për Flamurtarin, pasi u dënua vetëm me katër ndeshje për mos zhvillim të ndeshjeve si vendas dhe e humbi ndeshjen në tavolinë 0:3.

Duke u dhënë dënime të lehta, skenat e tilla po vazhdojnë të ndodhin në stadiumet dhe futbollin kosovar.

Gjithsesi mbetet të shihet se si do të veproj në këtë rast Komisioni Disiplinor i FFK-së.



You may also like