Ky është shqiptari i parë që dridhi botën para 38 viteve, i arti olimpik

by admin
Spread the love

Data 10 gusht është e veçantë, datë që gjithmonë do të mbetet me shkronja të arta ashtu siç është edhe legjenda e sportit shqiptar, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena!

Më 10 gusht të vitit 1984, në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shqiptari shpërtheu si vullkan duke gjunjëzuar të gjithë dhe u stolis me medaljen e artë olimpike.   

Emri i Shaban Tërstenës jehoi në pesë kontinente të botës, i arti olimpik. Bëhet shqiptari i parë që fiton medaljen e artë, duke bërë krenarë gjithë shqiptarë kudo që jetonin dhe vepronin. 

Në Los Anxhelos, viti 1984

Tërstena edhe sot e kujton atë ditë më shumë emocion, duke menduar se edhe tani është në arenën luftarake si luan në përballje me kundërshtarët.  

“Sot, me 10 gusht të vitit 1984, kaluan 38 vite kur një shqiptar, fitoi medaljen e artë olimpike. 

Të dashur, miq, sportistë, artistë, profesorë, trajnerë, gazetarë sportivë, televizione mediatike, familja dhe farefisi im: 

Me një fjalë, të gjithë nga ju para 38 viteve kam marrë shumë duartrokitje nga duart tuaja dhe një pjesë e vogël iu jeni gëzuar fitores bashkë me medaljen e artë olimpike në Los Anxhelos, ku sot me 10 gusht në vitin 1984, u fitua kjo medalje nga një sportist shqiptar prej Shkupi. 

Image

Më 01.01.1965, djalosh i ri i cili ka lindur në lagjen e “Jahja Pashës”, një rruga e pa asfaltuar, me plot gropa e mbushur, me baltë që shkon drejt tek shtëpia e dy prindërit të kampionit, tani shumë vite prindit nuk jetojnë mes nesh. Zoti i shpërbleftë shpirtrat e tyre me gradën më të lartë në Parajsë babain Hazirin dhe nënën Sadijen që kishte lind, Shaban Tërstenën, i cili më vonë, ky djalosh pas 19 vitesh do të shpallej kampion olimpik, më i riu me vetëm 19 vjet, një rekord i të gjitha kohërave në historinë olimpike që nga viti 1896 dhe deri në Lojërat e fundit Olimpike 2020 në Tokio!

Ndoshta për shumë njerëz, kjo ditë nuk është e rëndësishme, 

prandaj kjo është arsyeja pse unë mbaj mend sot, saktësisht 38 vjet më parë, kur ora Olimpike filloi të trokiste, për të përmbushur ëndrrën time të fëmijërisë, për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Los Anxhelos për herë të parë.

Image

Më kujtohet si sot se si i prisja me padurim të kalonin çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë e natë deri në momentin e shumëpritur, më të preferuarin në jetën time si sportist. 

Ëndrra e artë u bë realitet  sot në këtë ditë më 10 gusht të vitit 1984, ishte momenti më i lumtur në jetën time, ishte një vit i përmbushur me përplot suksese, një djalosh nga lagjja e varfër u bë kampion, më i riu i olimpit, vetëm me 19 vjet! 

Image

Sa i përket emocioneve pas ngritjes së dorës së artë si kampion olimpik, nga gëzimi i madh në ato momente zemra ime sportive më urdhëroi të bëja disa elementë akrobatikë, sallto emocionuese për të përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë, të cilët ishin rreth 15 mijë spektatorë. 

Ishte një përshëndetje për të gjithë familjen time dhe një pjesë e popullit që janë gëzuar fitores time nga arena sportive “Anaheim Convention Center Olympic”.

Pra 38 vjet më parë, medalja e parë e artë Olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të argjendtën në vitin 1988 në Seul të Koresë së Jugut, u fitua nga një shqiptar prej Shkupi.

Kjo është jeta e një Kampionit Olimpik, as një Kampion nuk lind, por bëhet Kampion ,duke i falënderuar Zotit të plotfuqishmit, i cili më dha vullnetin, vetëbesimin, forcë dhe shëndet, për të stërvitur shumë fortë, duke derdhur shumë djersë nga trupi, me fanatizëm të madh, stërvitesha çdo orë, ditë e natë, në borë dhe shi. 

Isha gati për udhëtime të gjata dhe të vështira, isha i përgatitur për fitore dhe për çdo kundërshtar vetëm të jem një sportist i madh në Gadishullin Ballkanik dhe në botë.

Por unë edhe sot me krenari në këtë moshë të vjetër, jam i mbushur me plot gëzim, e sidomos sepse gjatë jetës sime kam arritur 757 fitore në arenën sportive botërore, të cilat fitore nuk mund t’i harrojmë edhe nëse duam.

Kjo është arsyeja pse unë kam lindur për të pasur sukses, jo për të pasur dështime. Urime Shaban 38 vjetorin e artë olimpike e festofsh edhe vitin e ardhshëm 39 vjetorin… Faleminderit për të gjithë që dinë të vlerësojnë këtë ditë… Me respekt nga sportisti i shekullit -XX-, Shaban Tërstena”, shkruan Tërstena në profilin e tij në facebook.

You may also like