Kuvendi miratoi propozim-ligjet për TVSH-në dhe akcizat

by admin
Spread the love




Me 92 “pro” asnjë “të përmbajtur”, dhe asnjë “kundër”, Kuvendi e miratoi rendin e ditës nga seanca e 67-të, në të cilën u vendosën  dy pika, propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar dhe Ligjit për akciza të dyja me procedurë të shkurtuar.

Zëvendësministri i Financave Filip Nikollovski, duke e arsyetuar nevojën e miratimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të këtyre dy ligjeve me procedurë të shkurtuar, tha se ato duhet të miratohen për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve, me qëllim që qytetarët dhe bashkësia e biznesit të përshtaten në kushtet e reja.

“Propozohet që Kuvendi të debatojë dhe ta miratojë Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Tatimin e Vlerës së Shtuar, me procedurë të shkurtuar, për arsye se ai e ka një qëllim të vetëm,  zbutjen e pasojave nga rritja enorme e çmimit të energjisë dhe të prodhimeve ushqimore bazë  në bursat botërore, që po vërshon edhe tek ne. Me këtë do ta mbrojmë standardin jetësor të qytetarëve, veçanërisht të atyre nga kategoritë e rrezikuara, te të cilët pjesëmarrja e prodhimeve ushqimore bazë është dominante në shportën konsumatore”, tha Nikollovski.


You may also like