Kuvendi komunal i Prishtinës mban mbledhjen e fundit, Ahmeti i qeras me pije ata që s’u bënë asamblistë

by admin
Spread the love

Kuvendi komunal i Prishtinës e ka
mbajtur mbledhjen e fundit për këtë mandat, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka falënderuar të gjithë për punë dhe bashkëpunimin.,

Derisa tha se ata që nuk janë zgjedhur
asamblistë do t’i qeras me nga një pije.

“Po dua me iu falënderuar
secilin për krejt punën që e keni bë edhe kur nuk jemi pajtuar.

“…atyre që janë zgjedh prapë iu
uroj sukses, atyre që nuk janë zgjedh ua qes ka një pije. Ka qenë mandat i
paharrueshëm”.

Fillimisht Kuvendi ka miratuar
propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim një parcele ambasadës amerikane.

Ahmeti tha janë në diskutim me
ambasadën qe një kohë të gjatë dhe se projekti është i gatshëm, raporton EO.

“Jemi në diskutime që një kohë
më ambasadën amerikane, prona është private, koeficienti është 2.4 Projekti është
i gatshëm ata kanë kërkuar që projektin me e lejuar Komuna e Prishtinës”.

You may also like