Kuvendi historik i Rithemelimit, Belind Këlliçi: Shumë vite pa parë një entuziazëm të tillë në Partinë Demokratike

by admin
Spread the love

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Belind Këlliçi, e konsideron historik Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, duke theksuar se kishte “shumë vite pa parë një entuziazëm të tillë në Partinë Demokratike“.

Postimi i Këlliçit:

“Një grimcë nga e djeshmja historike. Shumë vite pa parë një entuziazëm të tillë në Partinë Demokratike.
Miq demokratë! Përjetuam së bashku emocione të forta.

Kur t’i kem flokët e bardha do të them me krenari se më 11 dhjetor 2021 isha edhe unë aty, mes mijëra të rinjve, për të vënë një gur themeli në Partinë Demokratike!

Falenderoj të rinjtë e FRPD që ishin pjesë e ekipit të organizimit, dhe të gjithë stafin që mundësoi mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit Kombëtar! Ju lumshin duart! Krenar për ju”, shkruan ai.

You may also like