Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth disa propozim-ligje, do të votohet plotësisht

by admin
Spread the love

 Kuvendi sot pasdite e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth disa propozim-ligje në kuadër të vazhdimeve të disa seancave plenare – 140, 138, 129, 131, 143 dhe 125. Kuvendi konkludoi se propozim-ligjet janë të pranuesshme dhe të shoqërohen në procedurë të mëtutjeshme kuvendore, përkatësisht lexim të dytë. Plotësisht do të mbahet votimi rreth pikave të cilat e kaluan debatin e përgjithshëm.

Në kuadër të mbledhjes së 140-të, Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth Propozimit të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik, Propozim ligjin për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronëssore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëe dhe Propozim ligjin për Zyren për kthim të pronës.

Debati i përgjithshëm përfundoi edhe rreth Propozimit të Ligjit për drejtësi për fëmijët, që ishte në rend dite të mbledhjes së 138-të. Në këtë mbledhje u tërhoq materiali për Propozimin e ligjit për ndryshim të Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar.

Në mbledhjen e 129-të përfundoi debati i përgjithshëm rreth Propozimit të ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, me procedurë të shkurtuar. Në këtë mbledhje në rend dite ishte edhe Interpelanca për punën e Prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski. Për këtë pikë, nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski tha se duke pasur parasysh atë se mandati i prokurorit publik ka skaduar ë 25 dhjetor 2023 konstatoi se interpelanca për punën e Joveskit është pa lëndë dhe për atë procedura rreth kësaj pike ka përfunduar.

Në kuadër të mbledhjes së 131-të përfundoi debati i përgjithshëm rreth Propozimit të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtë autoriale dhe të drejta të ngjashme.

Nënkryetari i Kuvendit, Misovski informoi se është tërhequr materiali rreth Propozimit të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për avokatin e shtetit, me procedurë të shkurtuar, që ishte vendosur në mbledhjen e 143-të.

Në mbledhjen e 125-të përfundoi debati i përgjithshëm rreth Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për letra me vlerë në procedurë të shkurtuar.

MARKETING



You may also like