Kushtetuesja dha fjalën e fundit për Ilir Metën në orët e vona të mesnatës, reagon ‘flakë për flakë’ këshilltari ligjor i Presidencës

by admin
Spread the love

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar mbrëmjen e së mërkurës vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kushtetuesja doli në përfundimin se Presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda kushtetuese, për të arritur në një shkarkim.

Menjëherë pas këtij vendimi, në rrjete sociale ka reaguar këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj. Ai shkruan se kush qëndron i palëkundur me të vërtetën nuk rrëzohet.

Reagimi i Dervishajt:

“Kush qëndron i palëkundur me të vërtetën kurrë nuk rrëzohet. E vërteta na çliron ne, shoqërinë tonë, dhe krenon këdo që ecën në të.”-shprehet Dervishaj.

You may also like