“Kush nuk vrapon të largohet tani”, Tevez prezantohet te Independente: Kam vënë emrin tim në lojë!

by admin
Spread the love

Carlos Tevez është prezantuar si trajneri i Independientes në Argjentinë.

Ish-futbollisti i famshëm argjentinas ka marrë përsipër një detyrë të vështirë duke qenë se skuadra aktualisht është e përfshirë në luftën për mbijetesë në elitë.

Megjithatë, 39-vjeçari nuk është nga ata që i druhen sfidave dhe në prezantim gjen rastin t’ia bëj të qartë edhe futbollistëve të tij se në fushë duhet të luftojnë.

“Ia kam bërë të qartë futbollistëve, kush nuk vrapon bën mirë të largohet tani. Unë kam ardhur këtu për të luftuar dhe për të shpëtuar skuadrën. Është një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time. Kam vendosur emrin tim në lojë dhe do të jap më të mirën për Independienten. E përsëris, ata që nuk vrapojnë në fushë nuk do të luajnë kurrë në skuadrën time. Për këtë të jenë të gjithë të qartë. Kush nuk dëshiron të qëndrojë, le të largohet. E kanë derën të hapur. Largohuni tani, këtu dua vetëm lojtarë të motivuar. Unë nuk e kam problem të punoj nën presion, jeta ime është ndërtuar nën presion”, u shpreh Tevez.


Top Channel

You may also like