Kush janë katër stilistët kosovarë që veshën yjet e çmimeve Oscars?

by admin
Spread the love

Ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve Oscars, ishte e mbushur me yje të showbizit dhe artit botëror, të cilët u shfaqën të veshur plot stil, madje kishte edhe nga ata që kishin zgjedhur të vishen me krijimet e stilistëve kosovarë.

Kësisoj, aktorja e famshme amerikane, Christina Milian, kishte vendosur që fustanin e saj për ceremoninë prestigjioze të Oscars 2022 t’ia besonte pikërisht një stilisteje kosovare që quhet Edita Podrimaj. Një fustan i bardhë që në pah vinte këmbët e tonifikuara të Christinas ishte krijimi me të cilin ajo u shfaq në tapetin e kuq të Oscars të këtij viti.

Si ajo ka vepruar edhe ish-mikesha e ngushtë e Kylie Jenner, Anastasia Karanikolaou. Modelja u shfaq e veshur te Valdrin Sahiti, me një fustan ngjyrë vjollcë që kishte detaje interesante tek pjesa e barkut dhe vinte në pah dekoltenë.

Edhe Jordyn Woods u vesh me dy fustane të stilistes kosovare, Fjolla Nila. Të dy krijimet ishin me nuanca nude, vetëm se njëri është ca më ekstravagant pasi në pjesën e kraharorit ishte i qepur me pupla.

Natalie Joy, një teknologe e certifikuar kirurgjikale, mori vëmendje me një fustan të krijuar nga stilistja kosovare, Lia Stublla. Joy u paraqit me një fustan të zi me dekolte të hapur dhe një të çarë të lartë në këmbë, që i dha glam pamjes së saj të veçantë.

You may also like