“Kush hyn ilegalisht, nuk do të lejohet të qëndrojë”/ Anglia, gati ligjin e ri!

by admin
Spread the love

Kushdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe nuk do të lejohet të qëndrojë. Kryeministri anglez Rishi Sunak dha detaje nga projektligji i ri që synon të frenojë emigracionin e paligjshëm në këtë vend e që pritet të bëhet publik këto ditë.

Sundak, partia e të cilit gjendet nën një trysni të madhe për t`I dhënë zgjidhje ngërçit të vërshimit të emigrantëve të paligjshëm përmes La Manshit, e ka kthyer ndalimin e tyre në njërën prej 5 prioriteteve të veta kryesore.

“Mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni. Emigrantët e paligjshëm nga La Manshi do kthehen mbrapsht”, tha Rishi Sunak, kryeministër i Anglisë për Daily Mail.

Shefi I ekzekutivit britanik, i cituar nga shtypi britanik në 13 dhjetor të vitit të kaluar, pohonte se përgjatë vitit 2022 në Britaninë e Madhe kishin mbërritur 13 mijë shqiptarë, sa 1/3 e emigrantëve që kishin hyrë në vend me rruge detare.

Numri total i personave që raportohet të kenë hyrë vitin që shkoi me varka në Mbretërinë e Bashkuar, është 45 mijë. I pyetur nëse atyre që mbërrijnë ilegalisht në Britani do t’u ndalohet të kërkojnë azil, edhe ministri Chris Heaton-Harris tha: “Besoj se po”.

“Nëse njerëzit vijnë në këtë vend ilegalisht, atëherë ata do të kthehen ose do të dërgohen diku si p.sh. në Ruanda”, theksoi ai.

Sipas legjislacionit të ri, klandestinëve të La Manshit, siç quhet aty, do tu ndalohet hyrja në të ardhmen e nuk do të lejohen të aplikojnë për nënshtetësinë britanike, megjithatë organizata në mbështetje të emigrantëve i kundërshtojnë të tilla plane nuk do të funksionojnë e thjesht do të lënë të bllokuar me mijëra njerëz.


Top Channel

You may also like