Kush është Primoz Gliha, trajneri i përkohshëm i Kosovës

by admin
Spread the love

Ashtu siç pati paralajmëruar Supersport disa ditë më parë, Primoz Gliha do të jetë trajneri i Kosovës.

FFK-ja nuk ka bërë prezantimin zyrtar të teknikut slloven, megjithatë ky i fundit ka nisur nga puna dhe ka publikuar pasditen e sotme listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjet e fundit të këtij viti për ‘Dardanët”, ndaj Jordanisë në miqësore dhe ndaj Greqisë në Athinë.

Burime për Supersport konfirmojnë se momentalisht është arritur marrëveshja që Gliha të drejtojë “dardanët’ përkohësisht për ndeshjet e nëntorit, ndaj edhe nuk është bërë prezantimi zyrtar.

Slloveni 54-vjeçar, Primoz Gliha prej muajsh ka qenë pranë përfaqësueses dardane dhe emri i tij u lakua menjëherë për pankinën e Kosovës, megjithatë akordi paraprak e sheh vetëm në rolin e trajnerit të përkohshëm.

Gliha ka drejtuar skuadra si Olimpija Ljubjana, Mura, Koper, etj., ndërsa në periudhën 2015-2020 ka qenë në krye të pankinës së Sllovenisë U21.

You may also like