Kush e harron se karrigia e pushtetit është e popullit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se karrigia e pushtetit është një kafshë e egër që po lejohet të hyjë në trup të mbush xhepin, por të merr mendjen. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS-së, Rama ju drejtohet anëtarëve të PS-së duke ju thënë që kush e harron se ajo karrige është e popullit meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji.

Edi Rama: Nga ana tjetër, ne nuk do të kemi një drejtësi evropiane nëse nuk do të guxojmë ta thyejmë kornizën e progresit gradual përmes inovacionit në të gjithë filozofinë e qasjes ndaj vetë idesë së progresit. Ne duhet të punojmë çdo ditë me vetëdijen se luftën kundër korrupsionit nuk duhet ta bëjë vetëm drejtësia, por dhe mirëqeverisja, e cila duhet të modernizohet. Nuk duhet që të mos e rrokim ne për ta rritur shpejtësinë e progresit, mundësinë e re, opurtunitetin e këtij momenti historik për shoqërinë njerëzore që është teknologjia dhe inteligjenca artificiale. Lufta kundër korrupsionit dhe rritja e cilësisë së institucioneve demokratike kërkon një drejtësi që ndëshkon keqbërësit e veshur me pushtet, por kërkon edhe mirëqeverisjen e shtetit përmes krijimit dhe aftësimit të vazhdueshëm të sistemeve të funksionimit të institucionit.

Karriga e pushtetit është një kafshë e egër që po e lë të të hyjë në trup të mbush xhepin, por të merr mendjen. Prandaj, kush e harron se ajo karrige është e popullit, meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Ju e dini qëndrimin që nuk ndryshon për të gjithë ata që harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo familje politike dhe pastaj kur i kap rrjeta e drejtësisë, presin mbrojtje nga partia. PS qëllon të ta japë privilegjin që të ulesh në karrige për t’i shërbyer qëllimeve të saj, por për ta mbajtuar atë karrige me sukses është nderi yt, por paralelisht me këtë dhe pavarësisht se sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re, korrupsioni do të mbetet një problem përsa kohë që modernizimi nuk do të arrijë në nivelin e masës së transformimit. Koha që jetojmë na ka dhënë një mundësi që asnjë gjeneratë nuk e ka imagjinuar, bekimin e tekonlogjisë dhe inteligjencës artificiale./tvklan.al

You may also like