Kush do e zërë vendin e Alqi Bllakos në Kuvend? Ermonela Felaj bën njoftimin me rëndësi në hapjen e seancës parlamentare

by admin
Spread the love

Kuvendi sapo ka shpallur vakancën për vendin lirë pas largimit të Alqi Bllakos. Ermonela Felaj në fjalën hyrë të saj ka njoftuar se Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend mandatin.

Në këto kushte, mandati i tij mbaron, Kuvendi shpall menjëherë vakancën për plotësimin e saj.

“Ju njoftoj që deputeti Alqi Bllako ka dorëzuar në Kuvend deklaratën me të cilën vë në dijeni Kuvendin që me vullent të plotë dorëzon mandatin.

Kur deputeti heq dorë referuar nenit 71 të Kushtetutës mandati i tij mbaron.

Kuvendi shpall vakancën e ia njofton vakancën KQZ për plotësimin e saj”, tha Felaj.

Pritet që vendin e Alqi Bllakos ta zërë Pandeli Majko.SPAK kërkoi që Kuvendi ti hapte rrugë arrestimit të Bllakos, si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.

You may also like