Kusari-Lila: Referendumi s’mund të mbahet, do ta shkelnim Kushtetutën

by admin
Spread the love

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se referendumi i Serbisë nuk mund të mbahet në territorin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Nuk bën të  mbahet referendumi i asnjë shteti në një shtet tjetër dhe as në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Nuk haset praktikë e tillë në vendin tonë dhe asnjë shteti sovran”.

Kusari-Lila tha se është i pazëvendësueshëm kontributi i aleatëve ndërkombëtar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Për Republikën e Kosovës nuk ka asnjë dilemë sa i përket zbatimit të ligjit në territorin e saj”. 

“Nëse kemi gabuar si shtet është momenti të mësojmë nga gabimet”.

Lajme interesante

You may also like