Kusari-Lila nuk i ka në agjendë kritikat e Haki Abazit – Shqip

by admin
Spread the love

Shefja e Grupit Parlamentar nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, iu është përgjigjur kritikave të deputetit të LVV-së, Haki Abazi i cili në njërën nga konferencat javore ka thënë që Kusari Lila, nuk e meriton të jetë shefe e Grupit Parlamentar të VV-së. 

Ajo tha se çështjet e trajtimit individual të raporteve, nuk janë në agjendën e saj. 

“Çështjet e trajtimit individual të raporteve, nuk janë në agjendën time dhe nuk do të jenë sa kam një funksion publik dhe një obligim tepër të rëndësishëm, për të çuar përpara një agjendë të rëndësishme për vendin dhe natyrisht dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Kusari-Lila. 

Ajo po ashtu tha se diskutimet në Grupin parlamentar, nuk e kanë pasur natyrën e njëjtë, sikur ato të në media. 

“Ne jemi në një Grup parlamentarë, jemi përfaqësues të tri partive në një grup parlamentar. Diskutimet në Grup nuk e kanë pasur natyrën e njëjtë, sikur ato të diskutimeve me media. Më tutje nuk kisha dashtë të komentojë, për arsye se unë jam kryetare e grupit parlamentar më të madh në Kuvend me 58 deputetë. Obligimet dhe përgjegjësitë e mija janë të shumta, siç edhe shihen në masë edhe nga ju. Prandaj për ne si grup parlamentarë, ndërsa për mua si kryetare e grupit është shumë e rëndësishme që të vazhdojë me përkushtim ndaj obligimeve dhe detyrat që i kemi dhe karshi mandatit që e kemi marrë me 14 shkurt.”, tha Kusari Lila për “Indeksonline”.

You may also like