Kurti uron hendbollistet për kualifikimin në Kampionatin Botëror

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kualifikimin në Kampionatin Botëror të hendbollit përfaqësuese së Kosovë në U-18, në kategorinë e vajzave.

Kurti ka thënë se ky është një sukses historik duke u uruar suksese vajzave.

“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e botërorit”, shkroi Kurti në Instagram.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16./teve1.info/

View this post on Instagram

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

You may also like