Kurti tregon se “ç’fshihet” pas planit franko-gjerman – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja franko-gjermane nuk është menduar si propozim për marrëveshje përfundimtare, por si marrëveshje bazë, e cila normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në të njëjtën kohë, Kurti ka deklaruar për Klan Kosovas se plani parasheh “njohje de facto” të Kosovës.

“Nuk synohet si propozim për një marrëveshje përfundimtare. Por është normalizimi, i cili ende nuk ka përfunduar, sepse parasheh, mund të themi, njohje de facto”, tha Kurti.

Sipas tij, është një marrëveshje e detyrueshme juridikisht dhe ndërkombëtare, edhe pse nuk është përfundimtare.

Kurti tha se autoritetet e Kosovës e pranojnë planin në parim, por se ai duhet të negociohet.

“Ne e pranojmë në parim, duhet të negociojmë dhe pastaj duhet ta kthejmë atë propozim në marrëveshje, sepse ka ende shumë gjëra që nuk janë përcaktuar. Sidomos për sa i përket garancive ndërkombëtare, mekanizmave të zbatimit dhe sekuencës kohore”, tha ai.

Ai përsëriti vlerësimin e tij se plani është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij, kur plani është prezantuar për herë të parë më 9 shtator, nuk ka qenë kusht “merre ose lëre” dhe më 20 janar ishte shumë pranë vendosjes së një kushti të tillë.

Kurti tha se është kërkesë e Evropës që plani franko-gjerman të mos bëhet publik. /tesheshi.com/

You may also like