Kurti thotë se do të angazhohen për reciprocitet të plotë me Serbinë, sqarohet për gazin

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin
Kurti, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se janë duke u angazhuar
për reciprocitet të plotë, në mënyrë që të ketë drejtësi karshi raporteve të
Kosovës me Serbinë.

E sipas Kurtit, në
kuadër të reciprocitetit të plotë, të vije edhe njohja reciproke ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë.

“Reciprocitetin
nuk e kem as për hakmarrje, por konsiderojmë që është parim i marrëdhënieve të
mira fqinjësore, nga koncepti i barazisë. Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë
marrëdhënie të pabarabartë asimetrike, andaj si shtet i pavarur, si Qeveri do
të angazhohemi që në vijim të kemi reciprocitet të plotë që do të vinte
drejtësi në vend sa i përket raporteve tona, e në kuadër të këtij reciprociteti
në qendër të jetë edhe njohja reciproke, pra dita kur Serbia e njeh
Kosovën”.

I pari i
ekzekutivit, ka hedhur poshtë akuzat e partive opozitare që kinse është duke i
dëmtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sa i përket anulimit
të projektit për gazin.

Kurti sqaroi se
informacionet dhe aludimet e shumta, nuk kanë të bëjnë me refuzim, derisa pohoi
se janë në kontakt të vazhdueshëm me MCC.

“Nuk janë të
vërteta akuzat, ne jemi në kontakt me MCC, 
gjithashtu jemi duke diskutuar se si është më së miri në këtë fazë të
përdorim fondet të cilat do të na ndihmojnë për politikat tona energjetike. Pra
nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të
thotë se kemi refuzuar por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet
amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara por edhe do të shfrytëzohen nga
Qeveria jonë”.

Ndërkaq, për
samitin në Slloveni, ai ka thënë se është i interesuar  për marrëveshje ku Kosova trajtohet e
barabartë e prej të cilave përfitojnë qytetarët.

“Ne jemi të hapur dhe të gatshëm, për marrëdhënie sa më të mira fqinjësore, ku në mesin e këtyre gjashtë shteteve vetëm Serbia nuk na njeh, dhe për shkak të ndikimit të saj as Bosnja dhe Hercegovina. Është interesante që shtetet që janë në NATO, të Ballkanit Perëndimor e njohin Kosovën, pra për marrëveshjet ku ne trajtohemi të barabartë dhe i ndihmojnë qytetarët padyshim që jemi të gatshëm, edhe sa i përket diplomave e kualifikimeve, padyshim që jemi të interesuar”, u shpreh Kurti për EO.

You may also like