Kurti: Prizreni dhe Tetova edhe te Zoti n’qiell kanë qenë një qytet e kur kanë ra në tokë janë ndarë nga malet e Sharrit

by admin
Spread the love

Albin Kurti në fjalimin e tij nga sheshi i Tetovës tha se aksi rrugor Prizren – Tetovë duhet bërë patjetër dhe se nuk duhet asesi të lejohet të dështoj ky projekt që nuk kushton shumë, përcjellë Klan M.

“Aksi rrugor Prizren-Tetovë kosto që nuk kushton shumë e kam nënshkruar në kohën e ish kryeministrit Zaev e kemi vazhduar me kryeministrin e tanishëm Kovaçevski, ky do të lidh fortë dy qytetet, andaj bashkarisht ju ftoj sonte gjithve të kontribojmë që të mos dështojë sepse Prizreni dhe Tetova edhe te Zoti n’qiell kanë qenë një qytet e kur kanë ra në tokë janë ndarë nga malet e Sharrit” – tha mes tjerash kryeministri Albin Kurti i Kosovës nga Tetova.

You may also like