Kurti pret në takim imamin që po insiston lejimin e shamisë në shkolla

by admin
Spread the love

Hoxha Labinot Maliqi është pritur sot në takim nga kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se me kryeministrin ka biseduar rreth shumë çështjeve të rëndësishme, e në mënyrë të veçantë rreth temave që ndërlidhen me nevojat dhe të drejtat e komunitetit mysliman.

Rikujtojmë se imami Maliqi është këmbëngulës që të lejohet përdorimi i shamisë në shkolla. Madje ditë më parë i ka kërkuar publikisht kryeministrit që të shfuqizojë sa më parë udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit që e ndalon përdorimin e shamisë.

“Sot, pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë të mirëpritem në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Diskutuam për shumë çështje të rëndësishme, e në mënyrë të veçantë rreth temave që ndërlidhen me nevojat dhe të drejtat e komunitetin tonë. E falënderoj kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për diskutimin konstruktiv, dakordues e të dobishëm që patëm. Zoti e bekoftë dhe e ruajttë!”, ka shkruar hoxha në profilin e tij në Facebook.

You may also like