Kurti për vettingun: Na duhen prokurorë të drejtë e gjykatës efikas, po kthehet besimi në drejtësi

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti ka marrë
pjesë në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e
legjislacionit për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë, raporton
Ekonomia Online.

Në këtë takim kryeministri Kurti
tha se tashmë reformat në drejtësi janë në proces, e që synim kanë kthimin e
besimit të qytetarëve.

Ai më tej ka shtuar se vendit i
duhen prokurorë të drejtë dhe gjykatës efikas.

“Pas miratimit të
koncept-dokumentit të procesit të vettingut sot kemi takimin e parë të grupit
punues. Shtylla kryesore e vendit është drejtësia”.

“Reformat në drejtësi janë prapa
nesh dhe nuk kemi dilema se a mund të ndodh apo jo, me këtë proces po i kthehet
besimi qytetarëve. Na duhen prokurorë të drejtë dhe gjykatës efikas”.

Tutje Kurti tha se jo vetëm me vettingun,
por në përgjithësi kjo Qeveri po sjell reforma dhe profesionalizëm në drejtësi.

“Krahas vettingut, Qeveria e
Kosovës ka filluar reformat në drejtësi si ai i plotësim ligji të Lëshillit
prokurorial e krejt këto japin zgjidhje të duhura për qytetarët dhe drejtësinë”.

“Përgjigja pozitive ndaj reforma
tregon maturi që drejtësisë do t’i sjellin pavarësi, profesionalizëm dhe besim.
Llogaridhënia ngrit efikasitetin dhe kthehet besimi në drejtësi e me këtë besim
kemi pavarësi të pushtetit”.

Kurti shtoi se janë  të vendosur që këtë reformë ta qojnë deri në
fund.

You may also like