Kurti për nder të Pavarësisë: Ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë të pashlyeshme për këtë ditë

by admin
Spread the love

Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e kryekuvendari Glauk Konjufca, kanë bërë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se në këtë ditë duhet t’i kujtojmë ata që punuan dhe luftuan për pavarësinë e shtetit tonë.

“Teksa kremtojmë e festojmë, nuk kemi se si të mos i kujtojmë ata të cilët punuan dhe luftuan për pavarësi, andaj nga kryeqyteti i Republikës, do të vazhdojmë për në kryeqendrën e kryengritjes në Prekaz, e më pastaj vizitë te varri i ish-presidentit Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçit. I nderojmë të gjithë ata që punuan dhe luftuan, lanë gjurmë ta pashlyeshme për këtë ditë”, tha Kurti.

You may also like