Kurti nga Shkupi: Vetëvendosja zyrtarisht nuk merr pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love

Kryeministri i  Kosovës Albin Kurti, gjatë konferencës për gazetarë në Shkup, ka komentuar edhe spekulimet për ndikimin e tij tek partitë shqiptare këtu dhe rreshtimin e tyre në koaliconet e mundshme. Kurti ka deklaruar se matematikën e koalicioneve për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut e bëjnë partitë politike dhe qytetarët këtu.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut. Kemi aktivistë, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, këtu nuk jemi formalisht të regjistruar, andaj si Lëvizje nuk është se marrin pjesë këtu. Unë dëshiroj që të ketë pjesëm arrje sa më të lartë në zgjedhje, sepse kjo i kontribon demokracisë. Ne e dimë që regjistrimi i fundit i popullsisë, përfshirë edhe mërgatën, i ka nxjerrë shqiptarët në Maqedoninëe Veriut në 29 për qind, nëse nuk gaboj. Atyre ju takon kush do të jetë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo”, ka thënë Kurti. /SHENJA/

MARKETING



You may also like