Kurti në takim me nxënës: Puna e qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve është vazhdueshme dhe konkrete

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nxënës të komunave të ndryshme në ndër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ai mori pjesë në një diskutim të hapur me nxënës që u organizua nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kurti tha se përpjekjet e Qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve, për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, për realizimin e atyre të drejtave dhe për ngritjen e mirëqenies së fëmijëve, janë edhe të vazhdueshme edhe konkrete.

“Jemi duke e zbatuar Strategjinë Nacionale për të Drejtat e Fëmijëve dhe ato sektoriale, të cilat prekin interesat e fëmijëve. Arsimin publik e kemi bërë falas në të gjitha nivelet, kemi miratuar në Qeveri dhe i kemi dërguar në Kuvend 3 ligje shumë të rëndësishme: Ligji për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme, Ligji për Tekste Shkollore dhe Ligji për Arsimin e Lartë”, ka thënë Kurti.

“Strategjinë e Arsimit 2022-2026, e kemi aprovuar. Strategjitë janë të domosdoshme, sepse politikat qeveritare, politikat publike përbëhen prej dy komponentëve kryesore:  prej ligjeve, legjislacionit dhe strategjive. Nuk mjafton veç ligji, nuk mjafton veç strategjia, duhen të dyja. Pra, politikat janë ligje plus strategji. E tash ne e kemi aprovuar Strategjinë për Arsim 2022-2026”.

Kurti përmendi punët që i kanë gjatë këtij mandati qeverisës për fëmijët, në mesin e tyre ishte edhe botimi i teksteve në gjuhën shqipe për mërgatën e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like