Kurti në takim me Jun: Kompanitë si KIA janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur dje në takim zëvendëspresidentin e kompanisë së mirënjohur të prodhimit të automjeteve, KIA Europe, Jun Young Choi.

Më këtë rast Kurti e ka njoftuar Jun për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, potencialin e Kosovës për investime si dhe për klimën e favorshme në Kosovë për kompanitë ndërkombëtare, njofton Shqip.

Kurti ka thënë se kompanitë si KIA janë të mirëseardhura për të investuar në Kosovë.

Po ashtu, Kurti e ka njoftuar Jun për progresin e Kosovës në të gjithë fushat, mjedisin e përshtatshëm për biznes, progresin demokratik dhe ekonomik, sundimin e ligjit dhe për politikat e qëndrueshme ekonomike të cilat janë përparësi për investitorët e huaj.

Sipas tij, gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes, Kosova ka bërë rritje të theksuar ekonomike, rritje të të hyrave, eksporteve dhe investimet e huaja direkte.

Ai i ka ftuar drejtuesit e kësaj kompanie që të shqyrtojnë mundësitë që Kosova ofron për qëllimet dhe planet e kompanisë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like