Kurti i përgjigjet Abdixhikut për asociacionin: 22 udhëzimet tregojnë shkeljet që ka bërë kryetari juaj i nderit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është përgjigjur kritikave dhe akuzave të opozitës parlamentare, për çështjen e asociacionit, duke e akuzuar se ka ndërruar qëndrime.

Por, është Kurti vet ai që i replikoi të paktën deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit, të cilin i tha se ndryshimin e tij, do ta vlerësojnë vet qytetarët në zgjedhjet e vitit 2025, transmeton klankosova.tv.

”Ndryshimin tim, e vlerësojnë qytetarët në zgjedhjet e vitit 2025”.

”Gjashtë kushte që unë i prezantova, ju pajtoheni dhe ju falënderoj shumë për këtë. Çarmatosja në veri, zbatimi pas njohjes, etj. Monoetniciteti, është antikushtetues”.

Kurse për këtë, të menjëhershëm e pati reagimin prapë, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ia kujtoi kryeministrit Kurti, se për asociacionin jo gjashtë, por janë 22 udhëzime të vendosura nga Gjykata Kushtetuese, transmeton klankosova.tv.

”Albin a je i vetëdijshëm se je kryeministër edhe i veriut të Kosovës, që heqja e armëve atje, është çështje e juaja, jo çështje e dialogut. Jo gjashtë, por 22 udhëzime janë të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. Kryeministër, a je mirë?”.

Teksa qe vet kryeministri Albin Kurti, ai i cili e përmendi me shprehjen ‘profesor’, ish-kreun e LDK-së Isa Mustafa, duke i kujtuar Lumir Abdixhikut se 22 udhëzimet, përkojnë me shkeljen e kushtetutës nga ana e tij.

”Ato 22 udhëzimet nga Gjykata Kushtetuese, tregojnë sa herë kryetari i juaj i nderit e ka shkelë kushtetutën. Profesori që do të thoshin disa. Edhe unë”.

 

You may also like