Kurti i brengosur që vetëm 21% e grave janë të përfshira në tregun e punës – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në publikimin e librit në gjuhën shqipe “Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, raporton Shqip.

Kurti, duke folur për kontributin e grave në shoqëri, tha se ata kanë dyfish vështirësi më shumë sesa burrat.

Sipas tij, shifra prej 21% e grave të përfshira në tregun e punës është e dëmshme për të ardhmen e vendit.

“Gratë, ndryshe nga burrat pikënisjen e tyre qoftë të punësimit apo angazhimit nuk e kanë të njëjtë. Një grua ka dyfish vështirësi e barrë në angazhimin publik për shoqëri. Vetëm 21 për qind e grave të inkuadruar në tregun e punës në Kosovë është e dëmshme jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe për të ardhmen e vendit tonë”, tha Kurti, teksa përmendi edhe ndihmën që Qeveria e tij e ka bërë përmes ndarjes së mjeteve me pako ekonomike.

“Kemi mbështetur punësimin e grave me masë kjo në të cilën kanë përfituar 3 500 gra dhe vajza. Kemi mbështetur biznese që janë në pronësi të grave në vlerë të subvencionimit afër gjysmë milioni euro. Që nga fillimi i skemës për nënat e reja deri më tani kemi rreth 200 mijë përfitues dhe 23 mijë për shtesat për nënat lehona. Po mbështesim strehimoret që në kuadër të tyre po mbështesin”.

Prodekanja e Fakultetit Ekonomik, Afërdita Berisha, tha se 66 për qind e stafit akademik në këtë fakultet janë gra, teksa shtoi se edhe numri i studentëve vajza është më i madh, raporton EO.

“Në literaturën e hershme për ofertën e punës as që bëhej fjalë për konceptin e përfshirjes së gjinisë në teori sepse ishin të padukshme para viteve 1960”.

“Sot me të drejtë mendohet se shtypja e grave është paragjykim irracional në shoqëri, burrat dhe gratë kanë role të ndryshme që kanë dallime biologjike, kulturore e shoqërore”, tha Berisha.

Lexo lajme interesante

You may also like