Kurti e pret në takim Lajçakun, dialogu temë diskutimi – Shqip

by admin
Spread the love

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak po qëndron në Kosovë, me ç’rast takimin e parë e ka nisur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, raporton Shqip.

Takimi po mbahet në Qeverinë e Kosovës e ku Emisari Special i BE-së erdhi në këmbë.

Gjatë takimeve në Kosovë Lajçak do të diskutojë për dialogun Kosovë-Serbi dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve.

Takimi po zhvillohet i mbyllur për medie, të njëjtat janë lejuar të marrin pamje vetëm jashtë ndërtesës së Qeverisë.

You may also like