Kurti e falënderon FSK-në që shpëtuan të gjallë tre qytetarë në Turqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me shërbimin në Turqi, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë ta dëshmojnë veten në rrafshin ndërkombëtar.

Kurti tha se deri tani ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shpëtua tre qytetarë të mbetur nën rrënoja.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë që ta dëshmojnë vlerën e tyre në skenën ndërkombëtare. Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, që aktualisht operojnë në Turqi, deri tani kanë shpëtuar 3 njerëz të zënë nën rrënoja, përfshirë dy fëmijë”, tha Kurti.

“Vazhdoni angazhimin tuaj për shpëtimin e jetëve dhe faleminderit që e bëni shtetin tonë krenar”, theksoi ai.

You may also like