Kurti dhe Vuçiq përfundojnë takimet me liderë evropianë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë përfunduar takimet me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Bashkimit Evropian.

Këto takime me dy liderët nga Ballkani Perëndimor janë zhvilluar ndaras, raporton Klan Kosova.

Deri më tani as Kurti dhe as Vuçiq nuk janë prononcuar për medie.

Kujtojmë se të shtunën diplomatë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që më pas u quajtën pesëshja diplomatike, vizituan Prishtinën dhe më pas Beogradin, me ç’rast kanë diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit.

Kjo pesëshe diplomatike kanë sjellë një plan të ri evropian rreth asaj se si të zbatohet marrëveshja, pjesë e së cilës është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një prononcim para gazetarëve ka thënë se në një shikim sipërfaqësor, ky plan i ri evropian dukej se ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

You may also like