Kurti bën homazhe në varrezat e Velanisë: Si Qeveri asnjëherë nuk do ta harrojmë se nga vijmë

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani, raporton Ekonomia Online.

I shoqëruar
nga ministrat e tij, Kurti tha institucionet e Kosovës nuk do t’i harrojnë
dëshmorët e kombit.

“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë sot vendosëm lule të freskëta. Në ditën e dëshmorëve veçanërisht ne i kujtojmë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë popullit për çlirimin e vendit. E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb. Si qeveri e republikës së Kosovës asnjëherë  nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”, tha Kurti.

You may also like