21:04 | 12/27/2021
Dj Pm është i larguari më i komnetuar i shtëpisë së BBV-së.
Ai së pari u përfol shumë për marrëdhënien e tij brenda me Sarën e mandej edhe për daljen nga shtëpia, shkruan lajmi.net.
Por së fundi është miku i tij dhe i Dagz-it, menaxheri Rinor Hykolli që ka reaguar për ecurinë e tyre të marrëdhënien me vajzat brenda shtëpisë së BBV-së.
Ai në një formë ‘talljeje’, ka postuar dy Dj-të dhe i ka komentuar secilin vec e vec.
Dagz-it i ka uruar suksese, ndërsa Pm-it i tha se nuk ka ditur kurrë të zë femër.
Pm-i e mori me sportivitet dhe i ktheu me shaka përgjigje.
Ai dhe DJ Dagz ishin një konkurrent i vetëm, por nga një televotim, publiku zgjodhi që ky i fundit të kthehej sërish në shtëpi. Kjo lumturoi shumë Einxhel, e cila kishte shumë afrimitet me të dhe pas rikthimit në shtëpi, duket se kjo marrëdhënie po forcohet më shumë./Shqip/