​Kurorëzimi i mbretit Charles III, prezente zonja e parë dhe kryeministri i Ukrainës

by admin
Spread the love

Hyrja e të ftuarve të nderit në Westminster Abbey tashmë ka përfunduar, afër fillimit të ceremonisë solemne të kurorëzimit të mbretit Charles III dhe mbretëreshës Camilla, në të cilën janë ftuar rreth 2000 personalitete të huaj dhe britanikë, krerë të kurorëzuar, personalitete nga bota e kulturës, show biznesit dhe angazhimeve sociale.

Në mesin e përfaqësuesve të shteteve të huaja, zonja e parë ukrainase Olena Zelenska, e thirrur për të përfaqësuar bashkëshortin e saj Volodymyr, shoqërohej çuditërisht edhe nga kryeministri Denys Shmyhal.

Ndërsa SHBA-ja u përfaqësua nga zonja e parë Jill Biden, në mungesë të bashkëshortit të saj Joe, e cila ka hyrë hyri me një lule në kokë, por pa shaminë e veshur pothuajse nga të gjitha gratë e tjera të pranishme dhe pa u vendosur sipas radhës së prioriteteve në nivelin e kryetarëve të shtetit, të destinuar për të zënë vendet e tyre të fundit (përfshirë, Italinë, të përfaqësuar nga presidenti Sergio Mattarella), pak para hyrjes së anëtarëve të shtëpisë së Windsor.

Ndërkohë, muzikantët që do të interpretojnë pjesë të zgjedhura nga vetë sovrani, nën drejtimin e dirigjentit të famshëm John Eliot Gardiner.

Ndërkohë që nuk mungojnë personazhet e famshëm si kantautori australian Nick Cave, promonarkist i hapur, apo yjet e popit amerikan, Lionel Ritchie dhe Katy Perry.

Në rrugë, përtej ndalimit policor të një grupi aktivistësh republikanë, numri i simpatizantëve dhe shikuesve që marrin pjesë në këtë ngjarje po rritet paralelisht, pavarësisht nga qielli gri dhe shiu që bie me ndërprerje mbi Londër që nga mëngjesi i sotëm.


Top Channel

You may also like