Kur udhëtohet nga Kosova në një shtet tjetër, pse nuk ka stjuardesa e që flasin gjuhën shqipe? (VIDEO)

by admin
Spread the love

Vlora Obërtinca, eksperte e tregjeve financiare, e ftuar në Oxygen Show, ndër të tjera ka treguar se pse stjuardesat nuk flasin shqip në linjat ajrore të Kosovës.

“Ne e kemi një agjencion të aviacionit civil, ai është përgjegjës me i dhanë licencat e fluturimeve për kompanitë operuese në tregun e Kosovës, ato kompani kur aplikojnë ka kritere që ne si Kosovë ia japin licencën që ata të mund të operojnë.. dhe mendoj që është çështje teknike që s’di pse nuk e ka bërë por që mund ta bëjë”, ka thënë Obërtinca.

Sipas saj, ky është një detaj teknik që duhet të rregullohet.

“Patjetër që duhet të jetë kriter, se gjuha zyrtare e parë që flitet në Kosovë është shqipja, është shumë normale që një kompani e aviacionit që operon në linjat me Kosovën, qytetarëve t’u flasë shqip, është e drejtë njerëzore e garantuar me konventa ndërkombëtare .. Është detaj teknik që duhet të rregullohet”, ka shtuar ajo.

You may also like