Kur u ndava me të, u bëra shumë pesimist sepse…

by admin
Spread the love

Këngëtari Luiz Ejlli, i cili është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP ka rrëfyer së fundmi për lidhjen e tij me vajzën e ish-politikanes së njohur, Jozefina Topalli. Ai tha se pas ndarjes me ish-partneren e tij ka kaluar një periudhë pesimizmi nëse ai do të gjente më një person të duhur në jetë.

“Kur u ndava nga një lidhje e gjatë që kisha u bëra pesimist që nëse do gjeja personin e duhur në jetë. E aq më pak në këtë program edhe ta ma thoshte dikush s’do e besoja. Unë do i thoja që nuk ka shance që unë të dua dikë sa dua motrën dhe nënën time e me bë gjithçka për të, e aq më tepër në një periudhë kaq të shkurtër.

Kur më ngacmonin shokët, kujdes mos gjen ndonjërën aty brenda, dhe unë i thoja as e kam në mendje fare, do futem për të lozur e për t’i shkuar deri në fund. Por ja që ndodhi. Ndodhi në atë pikë që them Zot faleminderit dhe produksionit që më ftoi, mua dhe Kiarën.

Aq sa kam kaluar momente të vështira, i kisha humbur shpresat në një moment të lojës, aq dhe më erdhën të gjitha të mirat që mund të kërkojë një në jetë. Big Brother-in e fiton çdokush, një koncert e fiton çdokush, por të fitosh dashurinë në jetë, është shumë e rrallë të të ndodhë në jetë. Nuk është e pamundur, por është e rrallë, me njoft njeriun e zemrës e me qenë i lumtur,” tha Luizi.

You may also like