Kur revoltohen këta me vulë

by admin
Spread the love

Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qesharake. Këtë rol së fundmi kanë marrë përsipër ta luajnanë këta të PD me vulë. Boll të dëgjosh notat e revoltës së grupimit Alibeaj, për faktin se kryekomisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, nuk pranoi t’i regjistronte për garën e 14 majit, për të kuptuar se me ç’virus absurd tenton të infektohet debati publik.
Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë. Kryqëtarët e vulës duan edhe t’i grabisin Berishës përfaqësimin, duke pretenduar se në gjykatë kanë kryetar Bashën, por edhe të njihen nga KQZ, si një parti serioze nga e cila Basha ka dhënë dorëheqjen.

LEXO ME TEJ:

Celibashi nuk regjistron PD e vulës/ Kërkon firmën e Lulzim Bashësnbsp;

Pra e gjithë revolta e sotme e “PD” me vulë kundër Ilirian Celibashit ngjizet nga dyzimi që duan të jenë njëkohësisht një grupim edhe me Bashë edhe pa Bashë. Ata nga një anë e njohin ende për lider edhe nga ana tjetër e etiketojnë si e “shkuara e pakthyeshme”. Nga kjo dyfytyrësi u prodhuan pastaj sulmet ndaj Celibashit. Dikush e etiketonte si vegël të regjimit, që kërkon eleminojë Alibeajn si tmerrin real të regjimit; një tjetër e shihte si zgjatim të diktaturës komuniste; një i trete si stonaturë në sfondin e një vendi anëtar të NATO dhe aspirant për BE. Absurditetet nga ata që pranojnë vendimet e Lindita Nikollës, dhe që bashkojnë votat me Edi Ramën nuk kanë fund. Dhe kjo nuk ka lidhje fare as me mbrojtjen e veprimeve të Celibashit, as me drejtësinë e akteve të tij. Ky i fundit e ka humbur rolin e arbitrit që kur, për njëmijëenjë rrethana, u detyrua të linte jashtë zgjedhjeve atë që antarësia dërrmuese e PD-së ka zgjedhur për kryetar. Ai është delegjitimuar që kur nuk çertifikon dot kandidatët e primareve që qytetarët i kanë votuar si figurat që do rivalizojnë përfaqësuesit e rilindjes.
Njolla e turpit për Celibashin është se ai do vazhdojë të jetë gjyqtari i një procesi që ka diskriminuar opozitën reale.


A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je?

Por, në vend që në mjedisin politik të diskutohej për këtë skandal, pas vendimit të kryekomisionerit të zgjedhjeve, po dëgjohen krismat në ajër të Alibeajt dhe të atyre pak idiotëve të dobishëm që i shkojnë nga pas. Ata nuk e kanë për herë të parë. Janë po të njëjtit që anulluan votimet në PD, me gjoja arsyetimin se s’mund të mbaheshin kuvende anti amerikane, janë po ata që numëronin 5 mijë vetë, në një sallë që nxinte dy mijë, janë idem ata që përbetoheshin se selia e PD nuk kishte dyer të blinduara.
Është po ai rupim që këtë ditë vere po luan rolin e të revoltuarit fallco duke bërë zhurmuesin e problemit të vërtetë. Në këto zgjedhje përfaqësuesit e opozitës reale, nuk do të kenë as komisionerë, as financimin shtetëror që i takon, as kohën mediatike që i përcakton ligji. Ky është dhunimi i vërtetë i 14 majit. Dhe në vend që projektorët të fokusohen tek ky krim i autoktacisë ramiste, publiku duhet të dëgjojë qurravitjet e vulëmbajtësve se i kanë rënë në qafë. E bukura është se ata bëjnë sikur e kanë seriozisht, sikur besojnë se përfaqësojnë shumicën, sepse kështu ndodh në një vend ku nuk ke më turp të ndihesh qesharak.

©Lajme

You may also like