Kur mora postin, ishte tepër vonë – Shqip

by admin
Spread the love

Liz Truss do të rrëfejë 49 ditët e kaluara në postin e Kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar në librin “Ten Years to Save the West” i cili do të publikohet në pranverë.

Libri do të përfshijë edhe takimin e saj me Mbretëreshën e ndjerë Elizabeth pak orë përpara se të ndërronte jetë.

Në një intervistë për “The Mail” në përvjetorin e emërimit të saj si Kryeministre, Truss reflekton për ditët që kaloi në Downing Street dhe shprehet se “e ka ende të vështirë të llogarisë se çfarë ndodhur”.

Gjithashtu ajo mbrojti përpjekjen e saj për revolucion, diçka që u shua kur tregjet pësuan kolaps në prag të shkurtimit radikal të taksave. Ish-kryeministrja thotë se ka gabuar dhe mund të ketë ndikuar në disfatën e saj.

Kam thënë më parë se kam gabuar me komunikimin dhe ekzekutimin, por problemi thelbësor ishte mungesa e hapësirës  për idetë konservative. Në kohën që unë u bëra Kryeministre, ishte tepër vonë. Si parti, a kishim bërë mjaftueshëm për të shtruar terrenin dhe ndryshuar strukturën që Blair dhe Broën kishin lënë  pas? Jo, s’mendoj se bëmë mjaftueshëm”.

Truss kritikoi  edhe qeverinë aktuale të Rishi Sunak duke theksuar se taksat janë më të larta se ç’kanë qenë ndonjëherë në 70 vjet. Sipas saj, ishte e gabuar që të kërkohej dorëheqja e Boris Johnson.

“Kjo ishte esencialisht gjëja e gabuar. Ai ishte zgjedhur lider  i vendit nga elektorati dhe kjo na solli probleme të mëdha”.

Në libër Truss ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale në SHBA,  raportin me zv.kryeministrin që e kishte mik të ngushtë, Kwasi Kwarteng, Luftën e Ftohtë apo marrëdhëniet mes Margaret Thatcher e Ronald Reagan./tvklan.al

You may also like