Kur do të martohen Elgiti dhe Klea? Moderatorja zbulon datën (FOTO)

by admin
Spread the love

Ata të dy janë një nga çiftet më të dashur në showbiz-in shqiptar. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur Klea Huta dhe partnerin e saj, Elgit Doda. Çifti simpatik do të kurorëzojnë me dasmë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Prej disa muajsh, ata kanë nisur me përgatitjet për ceremoninë speciale, teksa mbrëmjen e kaluar, vetë Klea ka konfirmuar edhe datën se kur do të zhvillohet dasma e tyre. ‘Si sot një muaj’- shkruan këngëtarja krahas një fotoje të publikuar në rrjetet e saj sociale.

Dhe kjo datë përkon me ditëlindjen e katërt të djalit të tyre të parë, Krid. Madje vitin që lamë pas, Elgiti i propozoi për martesë aktores para të gjithë të ftuarve në festën e vogëlushit të tyre.

Elgiti është një nga producentët dhe këngëtarët më të suksesshëm shqiptarë, teksa edhe Klea nuk mbetet aspak pas, duke u konsideruar si një nga moderatoret më të mira në televizionin shqiptar.

You may also like