Kupa e Shqipërisë luan sot 11 ndeshje/ Në ekranin e Oversport vjen sfida Vllaznia-Flamurtari

by admin
Spread the love

Luhen ditën e sotme edhe 11 duele të Kupës së Shqipërisë, një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Do të vendosen sot ekipet e tjera që do të kualifikohen për fazën e radhës, me ndeshjet që startojnë të gjitha në orën 14:00.

Në ekranin e Oversport do të vijë live dhe ekskluzivisht dueli midis Vllaznisë dhe Flamurtarit. Sfida e parë ka përfunduar 2-1 në favor të vlonjatëve, ndërsa shkodranët kërkojnë një përmbysje në “Loro Boriçi”.

Kërkon fitore në Kupë edhe Partizani ndaj Orikut që në sfidën e parë barazoi pa gola. Sfidat e kthimit Tirana-Veleçiku, Kukësi-Labëria dhe Egnatia-Shkumbini duken vetëm një formalitet pasi të dyja ekipet e Superiores kanë triumfuar me rezultatin 3-0. Formalitet edhe sfida Skënderbeu-Maliqi e përfunduar me rezultatin 5-1.

Erzeni përballë Turbinës ka avantazhin e një goli pas fitores në transfertë 2-1, por në sfidën e kthimit kërkon sërish fitoren për të evituar ndonjë surprizë të mundshme. Situatë e njëjtë edhe për Kastriotin që do të ndeshet me Vorën me krutanët që ndeshjen e parë e kanë fituar minimalisht 1-0.

Mbetet gjithçka e hapur edhe në sfidat Apolonia-Besëlidhja (sfida e parë 1-0), Korabi-Besa (sfida e parë 1-1) dhe Tomori-Burreli me sfidën e parë që ka përfunduar me rezultatin 2-1 për këta të fundit. /oversport.tv

You may also like