Kupa e Ligës së Skocisë: Hibernian fiton me poker përballë Bonnyrigg Rose

by admin
Spread the love

Hibernian ka arritur një tjetër fitore në Kupën e Ligës së Skocisë dhe merr kryesimin e grupit D pasi ka mposhtur në transfertë Bonnyrigg Rose. Miqtë arritën të fitonin me rezultatin 4-1, ndërsa ndodhen në krye të grupit me gjashtë pikë në tre ndeshje.

Në sfidën që mund ta ndiqnit live dhe ekskluzivisht në Oversport, emocionet filluan që në minutat e para të takmit me Newell që kaloi në avantazh Hibernian. Ndërkohë që minutat shtesë të pjesës së parë dhanë një spektakël të vërtetë.

Tre gola në tre minuta me Henderson që dyfishon për Hibernian përpara se Smith të ngushtonte diferencat. Megjithatë, Newell i çoi shifrat në 3-1 pak përpara se gjyqtari të mbyllte pjesën e parë.

Në pjesën e dytë sakaq të dyja ekipet provuan të ndryshonin rezultatin, por vetëm në fundin e takimit Hibernian arriti të realizonte sërish. Ishte sërish Henderson që shënoi duke çuar shifrat në 4-1. /oversport.tv

Foto: Hibernian Football Club, Twitter

You may also like