Kupa e krishtlindjeve! 4000 veta garojnë në liqenin e akullt në Zvicër

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pavarësisht temperaturave të ulëta, 4000 notarë amatorë dhe profesionistë do të marrin pjesë në Kupën tradicionale të Krishtlindjeve në liqenin e Gjenevës për dy ditë.

Christophe Jacot, President i Komitetit Organizativ të Kupës së Krishtlindjes thotë se ata kanë  të garantuar sigurinë e cdo notari.

“Nëse ke problem, ngre dorën, dhe dikush nga ne shkon direkt i merr. Por qëllimi është të shkosh deri në fund, është 100 metra”, tha Christophe Jacot.

“Çdo vit ne thyejmë rekorde. Deri tani kemi 4000 notarë të regjistruar , janë gjithnjë e më shumë, ka gjithnjë e më shumë kërkesa dhe tashmë ka lista pritjeje për edicionin e 85-të!”, shtoi ai.

Ky është edicioni i 84-të i një eventi popullor të krijuar në vitin 1934.

Në eventin e këtij viti shumë kanë zgjedhur të marrin pjesë me veshje të veçanta.

Për ata që marrin pjesë në kërë kompeticion prej vitesh këshillat janë të qarta: “duhet të hash mirë dhe të rrish ngrohtë pas garës.”


Top Channel

You may also like