Kupa e Italisë, përcaktohen data dhe oraret e raundit gjysmëfinal

by admin
Spread the love

Kupa e Italisë është tashmë në fazën më të nxehtë teksa do të luhen gjysmëfinalet.

Fiorentina-Atalanta dhe Juventus-Lazio janë dy çiftet që do të nxjerrin edhe finalistët e këtij edicioni. Së fundmi, janë bërë zyrtare datat dhe oraret e të dyja ndeshjeve.

Kështu, siparin e gjysmëfinaleve do ta ngrejë ndeshja mes Juventus dhe Lazio në Allianz Stadium më datë dy prill në orën 21:00 ndërsa një ditë më pas, në Artemio Franchi, Fiorentina do të presë Atalantën po në orën 21:00.

Sa i takon ndeshjeve të kthimit, ato do të zhvillohen në 23 dhe 24 prill. Fillimisht në Olimpico, Lazio do të presë Juventusin ndërsa më datë 24 në Gewiss Stadium, Atalanta do të presë Fiorentinën.

Të dyja ndeshjet e kthimit, ashtu si edhe ato të vajtjes do të luhen në orën 21:00. Finalja e madhe është përcaktuar të zhvillohet në Olimpico më datë 15 maj./ Super Sport


Top Channel

You may also like