Kupa e Italisë është gëzim i dyfishtë për Vidal, vendos rekordin absolut

by admin
Spread the love

Interi fitoi Kupën e Italisë përballë Juventusit dhe midis lojtarëve të gëzuar ishte edhe Arturo Vidal. Megjithatë, festë e dyfishtë për lojtarin nga Kili që ka vendosur një absolut për futbollistët që vijnë nga ky shtet.

Me triumfin në Kupë, ky ishte trofeu i 23 në karrierën e tij, që korrespondon gjithashtu me numrin e tij më të dashur për të mbajtur veshur mbi shpinë. Por jo vetëm kaq. Ai është bërë kështu lojtari më i titulluar në historinë e Kilit.

Përgjatë karrierës së tij, Vidal e ka nisur duke fituar 2 trofe me Colo Colo. Më pas ai u transferua te Bayer Leverkusen, ekipi i vetëm ku e ka mbyllur pra asnjë trofe të fituar.

7 trofe të tjerë Vidal ka arritur t’i fitojë në 4 vitet që kaloi te Juventusi, ndërsa te Bayern Munich ai fitoi edhe 6 të tjerë. I shtohen koleksionin të tij edhe 2 me Barcelonën dhe dy Copa America me Kilin.

Ndërkohë që rekordi absolut u vendos në eksperiencën e tij me Interin, ku deri më tani ka arritur të ngrejë edhe tre trofe të tjerë, me shpresën edhe për titullin kampion të këtij viti që do të bënte Vidal të thellonte edhe më shumë rekordin. /oversport.tv

You may also like