Kupa e Gjermanisë: Union Berlin në gjysmëfinale, përmbys St Paulin

by admin
Spread the love

Union Berlin është kualifikuar për gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë pasi mposhti në çerekfinale St Paulin me rezultatin e ngushtë 2-1. Golit të Kyereh iu përgjigjën Becker dhe Voglsammer për t’i dhënë kualifikimin vendasve.

Ndeshja u zhbllokua në minutën 21 me St Paulin që kërkoi të bënte surprizën në këtë sfidë. Megjithatë, Union Berlin mori kontrollin e ndeshjes pas golit të pësuar dhe në minutën e fundit të pjesës së pari gjeti edhe golin e baraspeshës me anë të Becker.

Union Berlin e nisi dhe pjesën e dytë aty ku la të parën. Kështu, në minutën 75, vendasit gjetën edhe golin e epërsisë me anë të Voglsammer. Një zëvendësim i goditur ky nga tekniku i Unionit që i dha edhe fitoren në këtë takim.

Unioni vazhdon më tej dhe tashmë është në pritje të konkurrentit të radhës për një sfidë që të çon në finalen e madhe. /oversport.tv

DFB POKAL – ÇEREKFINALE
Union Berlin – St Pauli 2-1
Shënues:
Becker 45’, Voglsammer 75’ / Kyereh 21’

Foto: 1. FC Union Berlin Twitter

You may also like