Kupa e Botës ndikon në kalendar, kur nis e mbaron sezoni i ardhshëm i Serie A

by admin
Spread the love

Ndërkohë që skuadrat e kreut luftojnë ashpër për vendin e parë, Serie A ka programuar sezonin e ardhshëm, që do të luhet në vitin e Kupës së Botës.

Janë përcaktuar datat e sezonit 2022-2023, që pikërisht për shkak të Katar 2022, do të nisë më shpejt se zakonisht, në fundjavën e 13-14 gushtit dhe do të mbyllet më vonë, me javën e fundit që është programuar që të luhet në 4 qershor 2023.

Në mes ka një pushim të madh për ti lënë vend skuadrave kombëtare, Serie A do të luajë deri në fundjavën e 13 nëntorit dhe më pas do ti lërë vendin Kupës së Botës që do të nisë në 21 nëntor.

Më vonë do të vendoset se kur do të rifillojë kampionati dhe se si do të ndahen pushimet e tjera dhe ndeshjet e mesjavës. / Oversport.tv

You may also like