KUPA E AZISË/ La Italinë për Arabinë Saudite, skuadrën e Mançinit e eliminon ajo e Klinsman me penallti

by admin
Spread the love

Korja e Jugut ka ndalur rrugëtimin e Arabisë Saudite, duke i dhënë fund shumë më shpejt se sa mendohej ecurisë së sauditëve të drejtuar nga Roberto Mançini. Ndeshja mes dy skuadrave, në fazën e parë me eliminim direkt të turneut, është vendosur nga gjuajtja e penalltive.

Në fakt ishte Arabia Saudite ajo që i iu afrua më shumë kualifikimit në çerekfinale pasi gjeti golin me anë të Radif që në minutën e parë të pjesës së dytë dhe pastaj u rezistoi sulmeve të koreano-jugorëve të drejtuar nga Jurgen Klinsman. Por barazimi do të vinte atëherë kur nuk mendohej, në minutën e 9-të shtesë të ndeshjes, me Gue-Sung, i cili bëri që sfida të shkonte në kohët shtesë.

Aty nuk kishte gola të tjerë dhe fati i ndeshjes u përcaktuar nga penalltitë. Koreanët ishin të saktë në katër tentativat e tyre, ndërsa sauditët gabuan me anë të Al Najei dhe Ghareb, duke mbyllur kështu pjesëmarrjen e tyre në turne pa shkuar në 8-shen e më të mirëve.

Edhe për Korenë e Jugut, sfida e radhës nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë do të ketë Australinë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like