Kupa e Anglisë/ Në çerekfinale Liverpool, Chelsea, Manchester United Dhe Wolves

by admin
Spread the love

Chelsea vuajti jo pak ndaj Leeds United, megjithatë ia doli të triumfojë me rezultatin 3-2 dhe të kualifikohet në fazën çerekfinale të FA Cup.

Londinezët u ndëshkuan që në start nga ana e Joseph, megjithatë përmbysën shpejt rezultatin falë golave të Jackson dhe Mudryk.

Joseph riktheu edhe një herë baraspeshën në minutën e 59’ dhe kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ishte kapiteni Gallagher ai që shënoi golin e fitores dhe kualifikoi blutë e Londrës në fazën çerekfinale.

Ky rezultat është mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Pochettinos, që pasi dështoi në finalen e EFL Cup, ka tashmë një tjetër mundësi për të fituar trofe, ndonëse rruga është ende e gjatë dhe e vështirë.

Siguroi kualifikimin më tej edhe Manchester United. ”Djajtë e kuq” vuajtën jo pak në transfertën ndaj Nottingham Forest, ndeshje e cila për minuta të tëra u mbërthye në barazim 0-0, por në minutën e 89’ ishte mesfushori brazilian Casemiro që shënoi dhe kualifikoi Manchester United në çerekfinale.

Nuk zhgënjejnë as të rinjtë e Liverpoolit, të cilët pasi morën sërish besimin e Klopp, ia dolën të triumfojnë me rezultatin 3-0 ndaj Southampton dhe të kualifikojnë “The reds” në çerekfinale. Koumas në pjesën e parë dhe Danns dy herë në të dytën shënuan për Liverpoolin në suksesin ndaj “shenjtorëve”.

Sfida tjetër e mbrëmjes ishte ajo mes Wolvesit dhe Brightonit, me “ujqërit” që shënuan që në minutën e dytë me Lemina dhe më pas u mbrojtën me fanatizëm, duke siguruar kalimin në çerekfinale.


Top Channel

You may also like