Kupa e Afrikës në alarm! Raportohet për disa të plagosur nga të shtënat me armë në Buea

by admin
Spread the love

Megjithë masat e rrepta të sigurisë, rreziku rri pezull rreth Kupën e Afrikës.

Disa njerëz u plagosën të mërkurën, në një shkëmbim zjarri midis ushtarëve dhe njerëzve të armatosur në qytetin Buea, në perëndim të Kamerunit, i cili është shtëpia e disa ekipeve që konkurrojnë për CAN, raporton të enjten AFP.

“Ka pasur një shkëmbim zjarri në Buea dje dhe disa persona u plagosën,– tha David Mafani Namange, duke iu referuar “incidenteve sporadike”. – Forcat e sigurisë ndërhynë me shpejtësi dhe po bëhet një hetim për të përcaktuar se kush është përgjegjës”,- vazhdoi ai.

Sulmi ende nuk është marrë përsipër. Grupet e armatosura rebele, të cilat kërkojnë pavarësinë e dy rajoneve perëndimore, të banuara kryesisht nga pakica anglishtfolëse të që konkurrojnë për CAN, kishin kërcënuar përpara hapjes së CAN-it të dielën, se do të prishnin rrjedhën e garës.

Disa grupe të armatosura u kishin dërguar letra kërcënuese skuadrave të planifikuara për të luajtur ndeshjet e tyre në Limbé, një vendpushim bregdetar në jugperëndim të vendit dhe për t’u stërvitur në Buea.

Për pesë vjet, pas shtypjes së demonstrative, që akuzonin pushtetin qendror dhe shumicën franceze të vendit për izolim ndaj anglofonëve, separatistët e armatosur dhe ushtarët janë përleshur në një konflikt vdekjeprurës, që ka shkaktuar disa mijëra të vdekur dhe qindra mijëra të zhvendosur që nga fillimi i vitit 2017, sipas OKB-së dhe punonjësve humanitarë.

You may also like